Maqedoni

Qytetarët më të interesuar për kredi, pak interesim për proektet qeveritare

02.08.2016 16:38

Brenda 5 vitesh numri i kredive nga bankat e vendit për qytetarët është dyfishuar...

Në periudhën prej vitit 2010 deri në vitin 2015 kredit arrijnë shumën prej në 246 milion eurosh.  
 
Sipas të dhënave të Bankës Popullore të Maqedonisë, vetëm në vitin 2015, rreth 4000 persona kanë aplikuar dhe u është miratuar kredia.
 
Vitin e fundit në Maqedoni rreth Por kreditë që janë projekt i qeverisë , akoma mbeten nën hije pasi  të dhënat për shfrytëzimin e këtyre projekteve nga ana e qytetarëve të vendit kanë rezultate simbolike.
 
Vetëm 8% janë marrë kredi nga projektet qeveritare, që do të thotë se projekti “blej shtëpi blej banesë“, apo “blej shtëpi për të rinj“, nuk e arijnë dot efektin e dëshiruar. 
 
“Për ta kapur shteti popullin fillon me këto proekte, blej shtëpi falas, kredite faktikisht është lidhur populli për shtetin. Deri tani ka qenë shteti I popullit tani populli është I shtetit”... 
 
“Të gjithë ato që kanë nevoj duhet ta shfytzojnë, të rinjte duhet ta shfrytëzojnë më se tepërmi, mendoj që ështe mirë por duhet të ketë më shumë para në shtet”… 
 
“Për ne shqiptartë nuk ka, se nuk ka shqiptarë që ka punsime që ka legale, janë krejt jolegale në të zezë më së shumti se san ë të bardh”, thanë qytetarët e anketuar.
 
Prej para katër vitesh e deri më tani, janë bërë vetëm 820 aplikime për projektin “blej shtëpi blej banesë”.
 
Situatë e njejtë është dhe me projektin tjetër ”blej shtëpi për të rinj”, ku janë miratuar vetëm 18 aplikime, që arrijnë vlerën e subvendionit prej 382 mije 351 euro për ndërtim të shpive të reja për cifte.
 
Për këto projekte, mundesi per aplikim kane te gjithe personat të cilët nuk kane me shume se 35 vjet, rroga e personit i cili aplikon si dhe te partnerit te tij te jene me pak se 1300 euro, ndërsa nese personi nuk eshte ne kurore rroga duhet te jete me e vogel se 900 euro. 
 
GAZMEND KURTISHI