Maqedoni

KSHZ të drejtën e votës e konfirmuan 980 qytetarë

02.08.2016 17:05

Vazhdon paraqitja e qytetarëve të përfshirë në listen e votuesve të kontestuar, për të konfirmuar të drejtën e tyre të votes...

Deri në orën 13:00 gjithsej janë paraqitur 980 qytetar nga 39 mijë e 502 votuesit e kontestuar.

Sipas komunave, prin Çairi me 180, Aerodromi 83,  komuna Qendër 76, Kërcova 62, Gostivari 55, Tetova 52 dhe Karposhi 42.

Prej tyre, 289 janë paraqitur në njësitë dhe zyrat rajonale dhe zyrat plotësuese të KSHZ-së, derisa 691 kanë përdorur formën elektronike duke shfrytëzuar ueb faqen e KSHZ-së.

Për të ruajtur të drejtën e votës, ata duhet të dëshmojnë pranë zyrave të KSHZ-së se posedojnë dokumentacione të rregullta.

Afati për të dëshmuar këtë skadon më 19 gusht, në të kundërtën emrat e tyre do të fshihen nga lista zgjedhore.

Sipas të dhënave të publikuara deri më tani procesi i pastrimit të listës zgjedhore rrjedhë më një dinamikë shum të ulët.