Botë

Marrëveshja Turqi – BE, analistët dhe sektori civil: Vala e re e migrantëve sfidë për Ballkanin dhe BE-në

02.08.2016 17:56

Mundësia për prishjen e marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së rreth emigrantëve, ndikon në sigurinë dhe paqen e Ballkanit...

Ngjarjet e papritura që ndodhën me Turqi, rënduan edhe më tepër marrëveshjen dhe njëkohësisht ashpërsuan marrëdhëniet ndërkombëtare me Turqinë. Kështu vlerëson analisti politik, Denko Malevski.
 
“Kjo mundet t’i komplikojë marrrëdhënjet mes Turqisë dhe BE - së por edhe me SHBA-të  dhe në një hap të paparameduar  hakmarrës,  Turqia mund t’i hap kufijt e vet për disa milion emigrant që janë në territorin e vet. Ajo me të vërtetë do të mund të ishte një ngjarje e rrezikshme dhe përsëri t’a sfidojë Ballkanin dhe Evropën,  se nuk ka rrugëdalje tjetër Evropa,  vetëm ti pranojë refugjatët  brenda kufijve të vet”, tha Denko Malevski, analist politik.
 
Nga organizata joqeveritare Legis,  që ndihmojnë tranzitimin e refugjatëve nëpërmjet Maqedonisë, thonë se ishin skeptik që nga nënshkrimi i marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së, për shkak se në këmbim me pranimin e refugjatëve, Turqisë i kërkohej shumë ndryshime legjislative, ndërsa në fakt Turqia mendohet të kthejë në zbatueshmëri ligje jashta kornizave të BE-së.
 
Megjithatë, kthimi i refugjatëve do të ishte sfidë e madhe për Maqedoninë mbase edhe për Evropën, thonë nga Legis.  
 
“Në çdo rast, nëse hapen kufijt dhe bie marrëveshja mes Turqisë dhe BE-së për kthimin e emigrantëve, në bazë të informacioneve që kemi nga Turqia, rreth gjysëm million emigrant do të kthenehen  përsëri në rutën ballkanike, dhe për fat të keq as Maqedonia as Evropa nuk do të mund t’a përballojë  atë valë të emigrantëve”, tha Mersiha Smailoviç, OJQ – Legis.
 
Në këto parashikime, puna më e mirë që mund t’a bëjnë strukturat udhëheqëse të vendit,  është  që sa më shpejt të hyjnë në relacione të afërta me strukturat e NATO-s dhe BE-së,  se si më së miri t’i koordinojë  aktivitetet shtetërore nëse prishet marrëveshja  mes Turqisë dhe BE-së, thonë analistët politik.
 
Kohëve të fundit, presidenti i Turqisë,  Rexhep Taip Erdogan ka thënë se marrëveshja me BE-në për emigrantët, duhet rishikuar. Edhe kryetari i Komisionit Evropjan, Zhan Kllod Junker ditë më parë ka deklaruar se ekziston rrezik i madh për mossuksesin e marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së, për parandalimin e valës së emigrantëve drej Evropës Perëndimore. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU