“Dream Team” shkatërron Nigerinë

02.08.2016 18:16

Kombëtarja amerikane e basketbollit të meshkujve zhvilloi...

Kombëtarja amerikane e basketbollit të meshkujve zhvilloi testin e fundit përpara nisjes për në Rio ku do të kërkojë medaljen e artë për të tretën olimpiadë rresht.

“Dream Team” shkatërroi në një ndeshje pa shumë histori Kombëtaren e Nigerisë në miqësoren e zhvilluar në Houston të Tekassit me rezultatin 110-66. Amerikanët dominuan në aspektin mbrojtës me Klay Thomson që regjistroi 17 pikë dhe Kevin Durant 14 të tjera.

Një ndeshje ku ekipi amerikan kolaudoi mekanizmat duke mbyllur me sukses ciklin e miqësoreve që nisi me Kinën e Argjentinën dhe vazhdoi me Venezuelën dhe Nigerinë.

Dream Team do ta nisë fushatën olimpike pikërisht me Kinën dhe më pas do të sfidojnë sërish Venezuelën. Emra të tjerë që pritet të bëjnë diferencën në parket janë edhe DeAndre Jordan, DeMar DeRozan e Kyle Loëry.

Mungesat e mëdha të ekipit amerikan në këtë olimpiadë janë LeBron James dhe Steph Curry, të cilët preferuan të mos bashkoheshin me ekipin për shkak të sezonit të gjatë dhe të lodhshëm që kulmoi me 7 finalet ndërmjet Golden State dhe Cleveland ku akipi nga Ohio arriti të triumfonte për herë të parë në histori.