VALDET RAMA
Beshiktashi interesohet për Valdet Ramën
07.04.2014 15:32
Drejtuesit e ekipit, e shohin një përforcim me vlerë lojtarin e kombëtares shqiptare dhe për këtë janë të gatshëm të ofrojnë 1 milion euro………
Një ndër futbollistët më të mirë në kombëtaren shqiptare, Valdet Rama, karierën e tij shumë lehtë mund të të ndodhë që ta vazhdojë në Turqi.
Sulmuesi 26-vjeçar, i cili aktualisht aktivizohet në radhët e Real Valjadolidit në La Liga, ka tërhequr vëmendjen e një prej klubeve më të rëndësishme turke, Beshiktashit.
Drejtuesit e ekipit, e shohin një përforcim me vlerë lojtarin e kombëtares shqiptare dhe për këtë janë të gatshëm të ofrojnë 1 milion euro. Madje, mësohet se palët kanë nisur bisedimet mes tyre për të gjetur akordin me Ramën, i cili vetëm stinorin e kaluar rinovoi kontratën me spanjollët.