Botë
Ushtria gjermane e rriti sigurinë në bazën e NATO-s në Turqi
03.08.2016 09:25
Ushtria gjermane i forcoi masat e sigurisë të ushtarëve në bazën e NATO në Inxhirlik në Turqinë jugore...

Ushtria gjermane i forcoi masat e sigurisë të ushtarëve në bazën e NATO në Inxhirlik në Turqinë jugore, deklaroi për DPA, një përfaqësues ushtarak gjerman.
"Pas ndërprerjes së tentimit për grusht shtet në Turqi, vetëm aeroplanët e pajisura me mjete për mbrojtje kundërajrore kanë leje të hyjnë në bazë", theksoi përfaqësuesi ushtarak.
Masat e reja të sigurisë janë afatshkurta dhe parandaluese dhe janë miratuar nga Gjermania, së bashku me SHBA-në, si dhe partnerët tjerë të NATO-s, vëren ai.
Siç theksoi përfaqësuesi ushtarak gjerman, nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë për ushtrinë gjermane, e cila është sistemuar në bazë./mia
