Maqedoni

Për shkak të një fatkeqësie në komunikacion është mbyllur rruga magjistrale Udovë-Demir Kapi

03.08.2016 10:08

Rruga magjistrale Udovë-Demir Kapi, është e mbyllur për komunikacion nga ora 7:20 e mëngjesit për shkak të një aksidenti, informojnë nga LAMM...

Aksidenti në komunikacion ka ndodhur në vendin e quajtur "Sveta Petka", me ç'rast komunikacioni është në ndërpreje në të dyja korsitë.
 
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të thata.
 
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane ështlë rritur.
 
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti./mia