Botë

Autoritetet kolumbiane për pesë ditë shkatërruan 104 laboratori për kokainë

03.08.2016 10:17

Policia kolumbiane gjatë pesë ditëve shkatërroi 104 laboratori për kokainë, të pajisura që të prodhojnë rreth 100 tonë drogë në vit, njoftoi shefi i policisë për luftë me narkotikë...

Operacioni, i realizuar në xhunglën në rajonin juglindore të vendit, është pjesë e strategjisë së re qeveritare për luftë me prodhimin e narkotikëve.
 
"Kjo është goditje ndaj financave të kontrabandistëve të drogës", theksoi drejtori i policisë për luftë me narkotikë Hoze Anhel Mendoza.
 
Laboratorive u është vënë flaka nga ana e njësiteve speciale policore./mia