Maqedoni

Gjithsejt 27 fatkeqësi komuniakcioni gjatë dy ditëve të kaluara, një i vdekur dhe 14 të lënduar

03.08.2016 11:06

Gjithsejt 27 fatkeqësi komunikacioni kanë ndodhur në rajonin e SPB Shkup gjatë dy ditëve të kaluara, në të cilat një person e humbi jetën...

Gjithsejt 27 fatkeqësi komunikacioni kanë ndodhur në rajonin e SPB Shkup gjatë dy ditëve të kaluara, në të cilat një person e humbi jetën, katër të tjerë kanë marrë lëndime të rënda, ndërsa 10 kanë kaluar me lëndime të lehta. Në 14 prej fatkeqësive është regjistruar dëm material.
 
Siç kumtoi MPB, gjatë dy ditëve të kaluara, nga ana e policisë rrugore, është zbuluar numër i madh i kundërvajtjeve, mes të cilave tre kalime në dritë të kuqe të semaforit, mospërdorim i rripit të sigurisë apo përdorimi i celularit, 15 këmbësorë kanë kryer kundërvajtje në baza të ndryshme, ndërkaq janë hasur edhe 12 vozitës të cilët gjatë drejtimit të biçikletës me motor, motoçikletës  nuk kanë mbajtur helmetë mbrojtëse.
 
Me ndihmën e automjetit special Merimangë, janë mënjanuar 43 automjete./mia