Botë

Kërcënon Koreja e Veriut, raketa balistike bie në ujrat e Japonisë

03.08.2016 12:03

Koreja e Veriut ka testuar së fundmi një raketë balistike e cilë fluturoi për afro 1.000 kilometra përpara se të binte në ujrat e Japonisë...

Ngjarja e paprecedentë ka shkaktuar reagim të menjëhershëm, teksa Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, e cilësoi aktin një veprim të papërgjegjshëm, të pafalshëm dhe një shkelje të hapur të rezolutave që janë miratuar nga Këshilli i Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Në bazë të raportit zyrtar, rraketa balistike ka goditur zonën ekonomike ekskluzive.

Në bazë të Konventës së OKB-së për të drejtën e Detit, kjo zonë përfshinë një shtrirje prej 200 miljesh detare nga bregu.

Çdo shtet që e ka firmosur dhe e ka ratifikuar këtë konventë ka të drejtë që t’a shfrytëzojë hapsirën ujore për përfitime ekonomike.

Koreja e Veriut ka kryer edhe më herët testime të raketave balistike pavarësisht presionit të ndërkomëbtarëve, por kjo është hera e parë që cënohet që godet një hapsirë ujore mbi të cilën një shtet ka tagre të caktuara.

Ngjarja ka shqetësuar edhe Korenë e Jugut. Përmes një komunikate, zyrtarët e Seulit, i bënë thirrje Penianit që të braktisë programet e tij bërthamore dhe ato të rraketave balistike.

Megjithatë, thirrjet e tyre nuk janë marrë asnjëherë parasysh nga shteti diktatorial.

Fuqitë ndërkombëtare kanë paralajmëruar se me këto ritme, Koreja e Veriut rrezikon shtimin e sanksioneve nga OKB-ja.

LEUNORA KALIQI