Botë

Indi shembet ura, 22 persona të zhdukur

03.08.2016 12:14

Dy autobusë ranë në një lumë në Indinë perëndimore , e cila u përmbyt nga vërshimet e ditëve të fundit...

Ura e vjetër u rrëzua deri sa autobusët kalonin mbi te si pasojë, së paku 22 persona rezultojnë të zhdukur. Deri tani ekipet e shpëtimit nuk kanë gjetur trupat e 18 udhëtarëve dy shoferëve dhe dy konduktorëve si dhe autobusëve të zhdukur. 
 
"Ne nuk mund ti gjurmojmë autobusët. Ato nuk kanë arritur në destinacionet e tyre. Dy autobusë kishin nga 9 udhëtarë cdonjëri nga ata,kështu që ishin 18 persona, 2 shoferë dhe dy konduktorë. Mendojmë se në total 22 persona ishin në autobusë”, tha Shetal Ugale, përgjegjëse e rajonit.
 
Ura, e ndërtuar në vitin 1940, ka gjasë të jetë shembur për shkak se ajo ishte e goditur nga rryma të forta të Lumit Savitri i cili është përmbytur nga shirat muson.
 
Pjesë të ndryshme të Indisë janë goditur nga rreshje të fuqishme kohëve e fundit,ndërsa sezoni muson zgjatë nga qershori deri në shtator.
 
Në muajin mars, një mbikalimi në ndërtim e sipër në qytetin e Kolkata u rrëzua, duke vrarë të paktën 20 persona dhe duke plagosur gati 100 të tjerë.
 
Ndërsa në vitin 2011, rreth 32 persona humbën jetën dhe 132 u plagosën pasi një urë u shemb në Darjeeling.
 
LEONORA KALIQI