Botë

Kinë: Gropa gjigante përpin 4 njerëz, 2 vdesin

03.08.2016 12:47

Një grope gjigante është hapur në qytetin kinez Zhengzhou, duke “përpirë” 4 persona, dy prej të cilëve u shpëtuan...

Pamjet janë dramatike, ndërsa duken disa persona të cilët përpiqen të ndihmojnë një tjetër, i cili është në rrezik për të rënë brenda gropës.

Gropa e madhe u shkaktua pas shirave të shumta dhe gllabëroi çdo gjë që ndodhej afër saj.

Derisa disa nga kalimtarët, kuriozë me pamjet, tentuan të bënin fotografi, papritmas katër prej tyre ishin “tërhequr” nga gropa, së bashku me tri vetura.

Si rezultat, një burrë 36-vjeçar dhe një grua 21-vjeçare u nxorën nga gropa gjigante, por shërbimet e emergjencës nuk kanë mundur të nxjerrin nga grupa dy persona të tjerë.