Botë

Përplasje Kurc-Çavushogllu për migrantët, në 24 orët e fundit në Gjevgjeli arrijnë 80 migrant

03.08.2016 14:39

Shefat e diplomacive të Austrisë dhe Turqisë, Sebastian Kurc dhe Mevlut Çavushogllu kanë shkëmbyer mesazhe kritike...

Shefat e diplomacive të Austrisë dhe Turqisë, Sebastian Kurc dhe Mevlut Çavushogllu kanë shkëmbyer mesazhe kritike në rrjetet sociale rreth kërcnimit të Ankarasë se do ta prishë marrëveshjen për refugjatët me BE-në. 
 
Kryediplomati austriak vendosmërisht ka hodhur poshtë kanosjet e Çavushogllut se Turqia mund ta prishë marrëveshjen me BE¬në për ndërprerje të fluksit të refugjatëve, në qoftë se nuk merr liberalizim të vizave. Kurc thot se BE-ja nuk guxon të dakordohet me shantazhet nga Ankaraja. 
 
"E hedh poshtë ultimatumin e Çavushogllut. BE-ja nuk guxon të bëhet e varur nga Turqia dhe duhet vetë t'i ruajë kufijtë e saj të jashtëm", shkruajti Kurc. 
 
Por Çavushogllu është kundërpërgjigjur se ky është qëndrimi i tij dhe iu referuar lirisë së shprehjes së mendimit. 
 
"Ky nuk është ultimatum. Ky është mendimi im. Liri e shprehjes miku im", shkruajti Çavushogllu. 
 
Dhe derisa vazhdojnë përplasjet politike në relacionin Turqi-BE përfaqësues të organizatës ndërkombëtare të migrimit kanë njoftuar se në 24 orët e fundit në Gjevgjeli janë evidentuar 80 migrant që janë kapur gjet tentimit për tu future ilegalisht nga Greqia në Maqedoni.
 
Pjesa më e madhe e këtyre migrantëve, 39 prej tyre janë nga Afganistani, 17 nga Alzhiri, 11 janë nga Sirija, 5 nga Pakistani, nga tre vijnë nga Maroko dhe Iraku dhe dy nga Tunisi. Ata dëshirojnë të transitojnë nëpër Maqedoni drejt vendeve të BE-së, por pas kapjes nga organet e sigurisë në MAqedoni ata do të kthehen në Greqi. 
 
Nga Qendra rajonale për ballafaqim me krizat në Gjevgjeli njoftojnë se në qendrën për pranim në Gjevgjeli aktualisht janë të vendosur 120 migrant që kanë ngelur pas mbylljes së rutës ballkanike, përkatësisht pas marrveshjes BE-Turqi. 
 
REJHANE BUSHI METAJ