Maqedoni

Vërtetimi i votuesve të dyshimtë, 1 224 qytetarë janë paraqitur se s’jan fantom

03.08.2016 15:00

Me gjithë ditën e sotme, paraqitja e votuesve të kontetushëm për të rikthyer të drejtën e votës tejkalon numrin 1 mijë...

Informacionet zyrtare të KSHZ-së flasin se gjithsej janë paraqitur 1 mijë e 224 qytetarë. Pjesa më e madhe e tyre, 837 kanë vendosur të aplikojnë nëpërmjet internetit në web faqen e KSHZ-së, ndërkaq 387 janë paraqitur direkt në njësitë rajonale dhe zyrat e KSHZ-së.

Nga numri total I të paraqiturve, listën e kryeson komuna e Çairit me gjithsej 255 qytetarë të paraqitur,pastaj vijnë komuna e Aerodoromit me 90, komuna Qendër 83, Tetova 78, Kërçova 75 dhe komunat e tjera ku numri i të paraqiturve është minimal.

Edhe përkundër thirjes publike të KSHZ-së, paraqitja e votuesve të kontestueshëm vazhdon të mbetet i ulët. Atyre u mbeten edhe 16 ditë për të rikthyer të drejtën e votës.

Votuesit të cilët kishin ardhur në komunën e Çairit që të dëshmojnë se nuk janë fantom dhe të rikthejnë të drejtën e votës edhe pse nuk deshën të prononcohen para kamerës së TVM2, thanë se kanë gjetur vetën në listën e fantomëve me arsyetimet e KSHZ-së se jetojnë dhe veprojnë në diasporë. Të tjerë thanë se kanë munguar në të dhënat e disa institucioneve.

KSHZ së fundmi edhe nëpërmjet thirjes publike ka ftuar votuesit e dyshmitë që të paraqiten për të vërtetuar të drejtën e votës.

Nga KSHZ paralajmërojnë se do të fillojnë edhe fushatë mediatike nëpërmjet videoklipeve ndërkaq nuk do të mungojnë as billborde të cilat do të vendosen nëpër vendabnimet ku janë paraqitur votuesit e dyshimtë me qëllim që ata të informohohen dhe rikthejnë veten në listën e zgjedhësve.

MERALE BUSHI METAJ