Maqedoni
Tetova përkujtoi një vjetorin e vërshimeve, Arifi: Tragjedia më e madhe në jetët e njerëzve
03.08.2016 15:21
Përkujtohet një vjetori i vërshimeve, që kaploi rajonin e Tetovës vitin e kaluar ku si pasojë e vërshimeve të mëdha pati edhe viktima në njërëz...

Komuna e Tetovës, vitin e kaluar është ballafaquar më një problem të pa parashikuar që komunës së Tetovës i ka kushtuar si në aspektin buxhetor por edhe në atë infrastrukturorë.
Ndërkohë kryetarja e Tetovës Teuta Arifi ka theksuar se tragjedia më e madhe ishte humbja e jetës së njerëzve.
“Sot me dhimbje të madhe përkujtojmë vërshimet e viti të kaluar që kapluan rajonin e Tetovës, tragjedia me e madhe ishin pa dyshim njerëzit që humbën jetën , dhe familjet që vazhdojnë të jetojnë pa të afërmit e tyre. Fatkeqësitë natyrore nuk mund të parashikohen , fati e deshi që kjo infrastrukturë e lodhur e trashëguar nga sistemi komunist të tronditet edhe një herë nga reshjet e mëdha të shiut dhe vërshimeve që ndodhën . Ne arritëm që në kohë rekord ti zhbllokojmë rrugët të përua nga vërshimet”, tha Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.
Për infrastrukturën e shkatërruar nga vërshimet e viti të kaluar dhe problemet në përgjithësi të infrastrukturës rrugore në komunë e Tetovës , kryetarja Arifi tha se po punohet për zgjidhjen afate të këtyre problemeve.
“Me qenë se për tre vite megjithatë borxhe të trashëguar , me buxhet shumë të kufizuar dhe për arsyeje se jemi në fazën e dytë të decentralizimit ne kemi arritur të rindërtojmë dhe mbajmë në kondicion solid të infrastrukturës në anë të riparimit të shumë rrugëve në qytet si dhe të mbajë shpresën e banorëve viseve rurale p0ër një të nesërme të mirë duke investuar në rrugë që lidhin fshatrat e malësisë të cilat deri dje pak kush I dini se ekzistonin”, shtoi Arifi.
E pyetur se përse nuk e ka vizituar sot Shipkovicën, ku ditë më parë ka qëndruar ish kryeministri Nikolla Gruevski, Arifi tha se çdo kush ka të drejt të vizitoj Shipkovicën, qoftë edhe si turist, por u shpreh se komuna e Tetovës ka bërë një analizë dhe ka nevojë edhe për 20 milion euro për investim që nënkupton një kalë më pak në Shkupit.
Njëherit Arifi tha se dëmshpërblimet janë duke u realizuar sipas dëmeve të regjistruara.
VISAR SADIKI
