5 mënyra për parandalimin e sulmit të zemrës
Njerëzit me shtypje të rregullt të gjakut janë përgjysmë më pak të rrezikuar nga sulmi i zemrës se sa ata që kanë shtypje të lartë të gjakut ose hipertension…….

Njerëzit me shtypje të rregullt të gjakut janë përgjysmë më pak të rrezikuar nga sulmi i zemrës se sa ata që kanë shtypje të lartë të gjakut ose hipertension. Ekzistojnë pesë mënyra që mund të parandalojnë sulmin në zemër.
Aktiviteti fizik i lartë ul rrezikun nga sulmi.
Ushtrimet fizike reduktojnë shtypjen e gjakut duke e bërë zemrën më të forte.Sa më e forte që është zemra aq më e ulët është shtypja e gjakut.
Pini ujë mesatarisht
Sasia e ujit që duhet të pihet duhet të jetë mesatare, as shumë as pak.
Matni peshën tuaj
Nëse keni mbipeshë pas moshes 18 vjeçare, jeni të rrezikuar nga sulmi në zemër kështu që keni kujdes për peshën tuaj.
Nëse doni të mbani dietë ajo duhet të jetë e rafinuar.Evitoni ushqime me shumë sheqer, hani më shumë fruta dhe ushqime vegjetariane për ta parandaluar sulmin.
Lëreni duhanin
Rreziku nga sulmi zvogëlohet pas dy vjetësh që keni lënë duhanin sipas disa hulumtimeve.
Që të keni nën kontroll shëndetin tuaj dhe të mos prekeni nga sulmi i zemrës mundohuni t’i zbatoni këshillat e paraqitura më lartë.