Maqedoni
Konkursi për pranimin e 600 policëve, filloi faza e dytë e selektimit të kandidatëve
03.08.2016 15:44
Na kazermën ushtarake në Gjorce Petrov është realizuar sot faza e dytë e selektimit për pranimin e kandidatëve për nënpunës policor...

Na kazermën ushtarake në Gjorce Petrov është realizuar sot faza e dytë e selektimit për pranimin e kandidatëve për nënpunës policor, respektivisht u realizuan kontrollet e gadishmërisë fizike të një pjese të kandidatëve të paraqitur.
Jordan Llamanovski nga sektori i MPB-së për çështje strategjike me këtë rast tha se të gjithë kandidatëve të selektuar ju mundësohen kushte të njëjta që të demonstrojnë aftësitë e tyre, pa marrë parasysh gjininë, racën, ngjyrën e lëkurës apo përkatësine etnike dhe sociale.
“Kriteret të cilët duhet t’i plotësojnë kandidtët për polic ishin definuar në bashkëpunim me fakultetin e fizikës në Shkup. Pas fazës së parë vijon faza e dytë që do të thotë vërtetimi i aftësisve intelektuale dhe emocionale të kanditatëve. Më pas vijon faza e tretë që është testimi i kanditatëve me shkrim, që përbëhet nga testimi i përgjithshëm arsimor. Të gjithë kanditatët të cilët i kalojnë fazat e testimit pastaj do t’i nënshtrohen intervistës gojore mes kandidatit dhe anëtarëve të komisionit”, tha Jordan Llamanovski, nga MPB.
Kandidatët e paraqitur u shprehën të kënaqur me fazat e deritanishme të selektimit.
“Jam nga Shkupi, jetoj në Çair, kam pasur dëshirë që të konkurojë për këtë konkurs për polic dhe tani kam konkuru dhe kam dëshirë që të më pranojnë dhe të punojë për shtetin”...
“Kemi konkuruar dhe tash jemi në ushtrime. Deri tash ka qenë mirë, t’a shofmi tash e tutje”…
“Gjithmonë kam pasur dëshirë të paraqitem në kësi lloj konkursesh dhe sot pata rastin të dëshmojë atë që mundem. Një muaj para se të paraqitem kam bërë disa ushtrime”, thanë kandidatët.
Në konkursin e shpallur janë paraqitur gjithsej 3972 kandidaë, prej tyre 3063 nga përkatësia maqedonase, 617 kandidatë shqiptarë dhe 200 të tjerë nga nacionalitetet tjera.
Prej këtyre kandidatëve gjithsej do të pranohen 600 policë, të cilët më pas edhe një vit do të trajnohen në qendrën për trajnim në Idrizovë.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
