Ekonomi

Takim OEMVP, fondacioni Albiz dhe OJQ-të, synohet rritje e bashkëpunimit

03.08.2016 16:03

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me fondacionin Albiz sot në Shkup organzio takim me Ojq-të...

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me fondacionin Albiz sot në Shkup organzio takim me Ojq-të, me qellim të implementimit të projektit “Qëndrueshmëria financiare Ojq-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit” projekt ky I cili financohet nga Be.Rezultatet të cilët pritet nga ky takim janë rritja e bashkëpunimit të Ojq-ve me sektorin e biznesit, rritje e të ardhurave si dhe përforcimi I kapacitetëve të organizatave joqeveritare.
 
“Projekti  ka për qellim të zhvillojë stabilitet financiar të Ojq-ve duke parë një mënyre bashkëpunimi me sektorin e biznesit. Ojq-të kanë nevoj për një mbështetje për realizimin e projekteve dhe  aktiviteteve të tyre, ndërsa në vazhdishmëri financimi nga donatorët ndërkombëtarë sa vjen edhe bie kështu që për detyrë e jonë është që të kanalizohemi apo të drejtohemi nga një sektor tjetër I mundshëm për bashkëpunim andaj sektori I biznesit do të ishte  ideal për të bashkëpunuar”, tha Ilir Idrizi, drejtor ekzekutiv i fondacionit Albiz.
 
Ndërkohë nga OEMVP ndjejnë përgjegjësi morale për të përkrahur sektorin joqeveritarë për arsye se në atë mënyrë sektori I biznesit kthen një pjesë të fitimit të cilë e fiton nga kjo shoqëri.
 
“Anëtarët e OEMVP-së  duke zhvilluar më tepër në mënyr instuticuonale përgjegjësinë korporative shoqërore e bëjnë që ti ndihmojnë më shumë OJQ-të por qëllimi I takimit të sotem është që ato të bëhen në mënyrë institucionale.Dua të cek se sektori I biznesit  gjithmonë është dhe do të ngel në përkrahje të sektorit joqeveritarë pasiqë e ndjen si obligim moral që të kthej një pjesë e fitimit të cilën e fiton nga kjo shoqëri”, tha Milaim Ameti, nga OEMVP.
 
Edhe organizatat joqeveritare mendojnë se duhet të thellohen lidhjet në mes sektorit civil dhe sektorit të biznesit.
 
“Atë që mund ta them se lidhjet në mes sektorit civil dhe sektorit të biznesit përfundimisht duhet të thellohen. Hulumtimet dhe orientimet strategjike në nivel global tregojnë se  pikërisht donator I ardhshëm  në sektorin civil do të jetë sektori I biznesit”, tha Irena Janevska, kryetare e organizatë joqeveritare “Arno”. 
 
Gjithashtu nga Ojq-të thonë se sektori I biznesit duhet të kuptoje atë reklamim modern , të promovojnë vetën si kompani e përgjegjshme shoqërore e cila do ti mundësojë më shumë blerës lojal dhe do ta përmisojnë imazhin e tyre.
 
GAZMEND KURTISHI