Botë

Policia turke bastis Këshillin Shkencor, shumë të arrestuar

03.08.2016 17:29

Policia turke ka bastisur sot Këshillin Shkencor duke arrestuar persona...

Aksionet vazhdojnë që pas të ashtuquajturit grusht shteti që ndodhi mbrëmjen e 15 korrikut.
 
Agjencia e lajmeve Reuters tha se arrestimet e së mërkurës ishin pjesë e hetimeve ndaj ithtarëve të klerikut mysliman Fetullah Gulen, të cilin qeveria e akuzon se qëndron pas grushtit të shtetit. Gulen i mohon akuzat dhe e ka dënuar grushtin e shtetit.
 
Shumë njerëz janë arrestuar gjatë bastisjes së Këshillit Teknologjik për Kërkimet Shkencore të Turqisë, (TUBITAK) pa specifikuar numrin e tyre.
 
Duke folur përpara drejtorisë së çështjeve fetare, Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se pastrimet do të vazhdojnë.
 
“Kushdo që akoma simpatizon Gulen është përgjegjës për fatin e tyre tani,” tha ai.
 
Bastisja TUBITAK vjen një ditë pasi policia bastisi qendra kryesore ushtarake mjekësore në Ankara, duke arrestuar mjekët dhe personelin tjetër mjekësor./Ora News