Botë
Debat për demarkacionin me Malin e Zi, pushteti pro opozita kundër
03.08.2016 18:01
Në tryezën e sotme shkencore kushtuar demarkacionit me Malin e Zi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi...

Në tryezën e sotme shkencore kushtuar demarkacionit me Malin e Zi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeminsitri Isa Mustafa mbështetën marrveshjen duke theksuar se Kosova nuk ka humbur pjesë nga teritori I sajë siç pretendon opozita.
Presidenti Thaçi duke I dhënë mbështetje komisionit shtetërorë tha se sot "nuk është në pyetje vetëm marrëveshja, por edhe aftësia shtetërore e Kosovës. Aftësia për të arritur marrëveshje ndërkombëtare, për të funksionuar si shtet dhe si anëtar i barabartë”, tha presidenti Thaçi, duke nënvizuar se "Kosova nuk ka humbur asnjë metër katror të territorit të vet."
Edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ishte në linjë të njejtë me Presidentin Thaçi, duke vlerësuar se puna që ka bërë komisioni shtetëror për demarkacion është e drejt dhe caktimi i kufijve është bërë në mënyrë të saktë.
Por kështu nuk mendon opozita. Glauk Konjufca nga vetëvendosje dhe Ramush Haradinaj nga AAK vlerësuan se komisioni ka sjellur kufij të ri të Kosovës prandaj marrveshja nuk duhet ratifikuar nga ana e kuvendit.
Nga ana tjetër Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delavie,duke apeluar për ratifikimin e demarkacionit theksoi se mos ratifikimi i marrveshjes, mund të ketë pasoja edhe në ekonomi. Sipas tij, SHBA-të janë të interesuara në suksesin dhe jo dështimin e Kosovës.
Sipas ambasadorit amerikan, kufijtë të dal nga Komisioni janë të njëjtë me pakon e Ahtisarit, të kushtetutës dhe të flamurit.
“E theksoj se puna e komisionit është e njëjtë sikundër ajo e përgatitur nga Kosova në Eurogeografiks më 2007, në përgatitjet për pavarësi. Të njëjtat siç janë përdorur në planin Ahtisaari, që është bazë e pavarësisë së Kosovës. Të njëjtat që përshkruhen në Kushtetutën e Kosovës, të njëjtat që shihen në flamurin e Kosovës, që Kuvendi e miratoi më 2008”, tha Greg Delawie, ambasador i SHBA-ve ne Kosovë.
Por ambasadori Delawie tha se SHBA do t’i qëndrojë përkrah Kosovës, edhe nëse nuk ratifikohet demarkacioni.
GYLTENE SINANI
