Kurdit në Turqi po përgatiten për një skenar si të Krimesë
Unioni i komunave kurde pohon se kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan ka qëllim ta ndërpresë procesin paqësor dhe kjo bëhet e qartë nga fjalimi i tij i paradokohshëm…..

Unioni i komunave kurde (KCK), krahu politik i Partisë Punëtore Kurde (PKK), u kërcënua se do të shpallë autonomi në Turqinë juglindore, nëse Qeveria turke nuk krijon kornizë juridike për bisedime për tejkalimin e qetë të konfliktit kurd, publikoi gazeta turke në gjuhën angleze "Tudej zaman".
Unioni i komunave kurde pohon se kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan ka qëllim ta ndërpresë procesin paqësor dhe kjo bëhet e qartë nga fjalimi i tij i paradokohshëm.
Në kumtesën e KCK theksohet se në rast të këtillë "populli kurd nuk do të ketë zgjedhje tjetër përveç të krijojë autonomi të sajën demokratike".
Në tekst ëshë kyçur edhe kërcënimi për ripërtëritje të aktiviteteve terroriste të kryengritësve kurdë, nëse nuk ripërtërihet procesi negociues, që tani më një kohë është në ngecje.
Autoritetet turke nga fundi i vitit 2012 me Oxhalanin zhvillojnë bisedime me qëllim që të gjendet zgjidhje e qetë për konfliktin kurd.
