Maqedoni

Zjarr në rrethinën e Bogdancit

03.08.2016 18:59

Në rrethinën e Bogdancit në afërsi të serrave private të cilat ndodhen në afërsi të lumit Luda Mara sot pasdite shpërtheu një zjarr nën qiell të hapur...

Në rrethinën e Bogdancit në afërsi të serrave private të cilat ndodhen në afërsi të lumit Luda Mara sot pasdite shpërtheu një zjarr nën qiell të hapur, i cili u përhap për një kohë të shpejtë në terrenin përreth me barë të thatë dhe bimë.
 
Menjëherë pas alarmit për zjarr në terren doli një ekip i Njësitit të zjarrfikësve të Gjevgjelisë i cili është duke shuar zjarrin me dy automjete dhe 12 zjarrfikës.
 
Për shkak erës zjarri po përhapet me të shpejt drejt malit Karabalia dhe kanoset që ta kaplojë pyllin. Zjarrfikësit e Gjevgjelisë kërkuan ndihmë prej kolegëve të tyre nga Strumica dhe Vallandova./Mia