Botë

Sulm me thikë në Londër: Vritet një grua, plagosen 6 persona të tjerë

04.08.2016 09:16

Qytetarët britanikë janë tronditur nga një sulm i dhunshëm, teksa një person ka vrarë me thikë një grua...

Qytetarët britanikë janë tronditur nga një sulm i dhunshëm, teksa një person ka vrarë me thikë një grua të moshuar rreth të 60-ave, ndërkohë që ka plagosur edhe 6 qytetarë të tjerë.
 
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sheshin Russell ndërkohë që autoritetet kanë vënë në pranga edhe sulmuesin, i cili është një 19-vjecar. 
 
Një grua dhe 5 burra janë në rradhët e të plagosurve dhe po marrin trajtimin e nevojshëm shëndetesor. 
 
Ende nuk dihet se cilat mund të kenë qënë shkaqet e këtij sulmi të dhunshëm, por zyrtarët e policisë njoftuan se i dyshuari mund të ketë probleme mendore. Megjithatë, hetimet nuk kanë përfunduar dhe autoritetet nuk kanë preferuar që të mbyllin asnjë pistë të mundshme.
 
I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i Kryebashkiakut të Londrës, Sadik Khan, i cili fillimisht shprehu ngushëllimet e tij për familjarët e viktimës dhe personave të plagosur. Ai kërkoi që qytetarët të qëndronin të qetë, por edhe vigjilentë pas këtij agresioni tronditës. 
 
Edhe në këtë rast nuk është përjashtuar mundësia e një sulmi të mundshëm terrorist.  
 
Në sheshin Russell ka ndodhur tragjedia e 7 korrikut të vitit 2005 ku pasi katër ekstremistë pasi aktivizuan katër bomba, vranë 52 njerëz ndërkohë që numri i të plagosurtve e kaloi shifrën 700. 
 
Ngjarja në këtë zonë të populluar të Londrës vjen në një kohë kur autortietet sapo kishin përforcuar masat e sigurisë për të rritur vigjilencën ndaj dhunës së ekstremistëve, në kushtet kur shumë shtete europiane janë goditur nga sulme të ngjashme. 
 
Autoritetet pritet që shumë shpejt të dalim me një komunikatë zyrtare për të bërë të ditura përfundimet e tyre.
 
GAZMEND REXHEPI