Botë
Turqi,arrestohen 20 pjesëtarë të dyshuar të IS-IS
04.08.2016 11:39
Policia turke arrestoi sot në mëngjes në Adana 20 persona për të cilët ka dyshim se janë anëtarë të Shtetit Islamik...

Pjesëtarë të policisë antiterroriste, të ndihmuar nga helikopterë, kanë kryer bastisje në 22 adresa në Adana, pas paralajmërimit se liderët e Shtetit Islamik, planifikojnë një sulm të ri në vend.
Të arrestuarit janë marrë tashmë në pyetje, por nuk ka njoftime nëse kanë pranuar se janë pjestarë të ISIS.
Adanaja gjendet në afërsi të bazës ajrore Inxhirlik, ku janë të stacionuara forcat amerikane dhe e cila shërben për misionet ajrore në luftën kundër Shtetit Islamik.
Shteti Islamik e kontrollon rajonin në Siri përgjatë kufirit turk, në lindje nga Adana.
