Botë
Gjermani, sherr në një qendër refugjatësh në Dortmund
04.08.2016 12:06
Një sherr ka ndodhur në një dhomë pritjeje në qendër të emigrantëve në Dortmund të Gjermanisë...

Në këtë incident janë të përfshirë burra dhe gra të cilët zihen duke përdorur edhe sende të forta si karrige.
Disa prej personave të përfshirë në këtë incident janë plagosur dhe janë trajtuar më pas në spital.
Bëhet e ditur se përveç tre të arrestuarve, dhe nisjes së një hetimi penal, policia nuk ka nxjerrë detaje të mëtejshme mbi atë që e shkaktoi mosmarrëveshjen.
Nuk dihet se cilës kombësi i përkasin emigrantet e përfshirë në këtë konflik fizik.
