Botë
Uashington, arrestohet një polic për lidhje me ISIS
04.08.2016 12:17
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka njoftuar arrestimin e një polici në kryeqytetin amerikan nën akuzat...

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka njoftuar arrestimin e një polici në kryeqytetin amerikan nën akuzat se po përpiqej të ofronte mbështetje për Shtetin Islamik.
36 vjeçari Nicholas Young akuzohet se i ka dhënë një agjenti të fshetë të FBI-së, kodet e 22 kartave të kreditit, që kapin shumën monetare prej 250 dollarësh.
Young besonte se kontakti i tij kishte llogari për mesazhe telefonike që Shteti Islamik përdori për të rekrutuar mbështetësit.
Young, punonjës i policisë që nga viti 2003, shkoi në Libi në vitin 2011 dhe u përpoq të bënte një vizitë të dytë atje.
Young u takua 20 herë me agjentin e fshetë të FBI-së në vitin 2014, i cili u prezantua si rezervist ushatarak amerikan me prejardhje nga Lindja e Mesme, dhe shprehu dëshirën që të shkonte dhe t’i bashkohet Shtetit Islamik.
“Ne e kemi të qartë rrezikun që shfaqet nga terroristët brenda vendit tonë. Ne e dimë se pjesë e strategjisë që përdoret nga organizatat terroriste, sic është edhe IS-is, është përdorimi I mediave sociale për të regrutuar njertëz në shtete të ndryshme në të gjithë botën. Kjo ndodh edhe në SHBA. Departamenti I drejtësisë dhe FBI, I marrin shumë seriozisht përgjegjësitë e tyre dhe përdorin edhe njerëzit e tyre të brendshëm për të hetuar raste të tilla dhe bëjnë gjithcka që është e mundut për të mbrojtur popullin amerikan”, shprehet zëdhënësi i shtëpisë së bardhë Xhosh Ernest.
Polici i arrestuar ishte nën vëzhgimin e Byrosë Federale të Hetimeve që nga viti 2010. Zyrtarët thonë se Young nuk përbënte rrezik tek sistemi i tranzitit të metrosë ku edhe ishte caktuar me detyrë.
GAZMEND REXHEPI
