Maqedoni

Shtohen aksidentet në Maqedoni, arsye edhe i nxehti, kujdes oraret kur vozitni

04.08.2016 12:50

Në 24 orët e fundit, vetëm në Shkup janë regjistruar 10 aksidente komunikacioni, që kanë rezultuar me pasoja material dhe me lëndimin e 9 personave...

Nga MPB thonë se në këto aksidente kanë marrë pjesë shoferë që kanë vbozirut nën ndikimin e alkoholit, pa patent, apo që kanë kaluar në semafor me dritën ekuqe.
 
Por një nga shkaqet e aksidenteve të shtuara gjatë kësaj periudhe janë edhe temperaturat e larta.
 
Nga shërbimi i urgjencës thonë se një nga faktorët për shtimin e aksidenteve, është edhe mosrespektimi i paralajmërimeve të mjekëve për modjalje në rrugë gjatë pikut të të nxehtit.
 
“Temperaturat e larta sjellin crregullime në sistemin kardiovaskular, pra vërehët tension I lartë, shtim I rrahjeve të zemrës, marrje medsh dhe humbje e ndjenjave. Duhet të reskeptohen maksimalisht këshillat e mjekëve që të mundësohet qarkullim I sigurtë në rrugë gjatë orëve të nxehta”, shprehet mjeku. 
 
Shoferët që vuajnë nga ndonjë sëmundje kronike duhet të marrin rregullisht terapinë e tyre, të shmangin daljen jo vetëm në këmbë por edhe me veturë gjatë periudhës mes orës 10:00 dhe 17:00 nëse nuk kanë ndonjë punë urgjente, të pijnë sa më shumë lëngje dhe me shumë rëndësi është që makinës asnjëherë të mos I jepet pa e ajrosur paraprakisht atë, pasi hyrja në makinë që ka qëndruar e mbyllur për një kohë nën temperature të nxehta, sjell pasoja në shëndetin e shoferit të saj. 
 
MERLINDA MURTEZANI