Maqedoni

Cilësia e ujit në çesmat publike, kujdes ku pini, jo gjithkund është i mirë

04.08.2016 13:21

Në shumë cesma publike në kryeqendër, por edhe në qytete të tjera, shpesh gjatë verës paraqitet problem i ndotjes së ujit...

Por edhe pse autoritetet shpesh vënë tabela se uji nuk është për pije, qytetarë të pandërgjegjshëm i heqin të njejtat, duke rrezikuar jetën e të tjerëve që pijnë ujë në këto cesma.
 
Ekspertë thonë se cilësia e ujit në cesmat publike kontrollohet rregullisht dhe aty ku vërehen problem, menjëherë vendosen tabela paralajmëruese për njerëzit. 
 
“Ato janë cesma publike ku hapësira përeth nuk është e mbrojtur dhe natyrisht që uji edhe mund të ndotet. Në shumë vende pranë këtyre cesmave ka njerëz që banojnë, kjo vlen për vendet më të vogla e jo për Shkupin, dhe gjithnjë ku vërehen probleme të tilla, agjencia për ushqim dhe veterinari, me organet kompetente, bëjnë kontrolle dhe vendosin tabela parandaluese për mos përdorimin e ujit të këtyre cesmave për pije”, shprehen nga agjencia për ushqim dhe veterinari. 
 
Qytetarët thonë se Shkupi gjithnjë ka pasur cesma publike me ujë të pastër e të ftohtë, por gjatë ndërtimeve të shumta viteve të fundit, cilësia e ujit ka ndryshuar dhe tani jo gjithkund mund të gjesh ujë të sigurtë për pije.
 
"E pi qka me bë sun mbaj uj me vete, ka të ket ke me pi të çon etja, nuk ka siguri ama ke me pi nxeht i madh", shprehet qytetari.
 
“Është shumë nxehtë dhe pimë por nuk jam i sigurtë nëse është i pastër. Në Shkup ndjehet që cilësia e ujit nuk është e njejtë, tek disa cesma uji është i mirë tek të tjerët nuk është njësoj. Unë bëj kujdes, në qendër, Kapishtec dhe Aerodrom uji ëhtsë shumë i mirë, për të tjerat kam kujdes ku pi”, theksoi qytetari.  
 
"Jo se nuk ka rrjetë që uji të del I pastërt don të thut duhet të pastrohet ventili që kanë që uji të del I pastërt. Cevat janë drishk, janë moti të vendosur ato I ha uji", shprehet qytetari.
 
“Cesma këtu në qendër ishte e mirë por e prishën gjatë ndërtimeve dhe tani në këtë të nxehtë njerëzit nuk kanë ku të pijnë ujë. Uji këtu ishte i ftohtë dhe i mirë, më i miri në Shkup”, theksoi qytetari.  
 
"Mendoj se nga komuna te çeshmet ku uji është I pa pijshëm duhet të sinjalizohet se uji nuk është për pije", shprehet qytetari.
 
Meqë në këtë periudhë të nxehtë edhe mjekët apelojnë për pirjen e sa më shumë lëngjeve, ku vendin kryesor e zë uji, është mirë që të bëni kujdes kur pini ujë në cesmat publike.
 
Shumica e tyre janë të sigurta por kujdes, mos injoroni tabelat e vendosura në disa të tilla se uji nuk është për pije.
 
Më mirë ëshë që në këtë periudhë të keni me vete ujë të ambalazhuar për të cilin jeni të sigurtë se ka kaluar të gjitha filtrat e kontrollit dhe është i pastër.