Maqedoni
Bashkësia Fetare Islame: Verifikoni emrin, çdo votë është e vlefshme
04.08.2016 14:13
Bashkësia Fetare Islame, kërkon që të gjithë qytetarët të verifikojnë nëse gjenden në listën zgjedhore...

Nëse nuk e gjejnë emrin e tyre në listën zgjedhore, BFI u apelon qytetarëve që menjëherë të drejtohen në njësitë përkatëse apo në Komisionin Shtetëror Zgjedhor për t’u regjistruar në këtë listë.
Duke e ditur dhe duke e kuptuar si shumë të rëndësishme çdo votë, Bashkësia Fetare Islame në vend apelon deri te të gjithë pjesëtarët e vet myslimanë, pa dallim përkatësisë etnike si dhe bindjeve politike, t’i verifikojnë emrat e tyre në listën kontestuese dhe, të bëjnë ç’mos që të përfshihen në listën e rregullt të votuesve të vendit.
Sepse, çdo votë e myslimanëve të vendit nënkupton pozitë më të mirë politike, nënkupton ngritje më të favorshme të jetës shoqërore por edhe fetare.
Si Institucion i vetëm fetar islam në vend, që përkujdeset për jetën fetare të myslimanëve të Maqedonisë, apelojmë te të gjithë imamët e vendit që, në ditën e xhuma, hutben t’ia dedikojnë pikërisht këtij problemi dhe të gjithë të apelojnë te xhematet e veta që t’i shfrytëzojnë edhe pak këto ditë të mbetura për t’i verifikuar emrat e tyre në listat zgjedhore dhe të intervenojnë që të përfshihen te lista e përgjithshme zgjedhore.
Ky është edhe një detyrim qytetar, është një reflektim dhe vetëdijësim për një jetë më të lakmueshme politike e fetare, thuhet në komunikatën e BFI-së.
