Maqedoni

BDI fton votuesit e kontestuar të paraqiten në KShZ; LSDM zgjedh anëtarin për komisionin ad hok

04.08.2016 14:54

Regjistrimi i votuesve të kontestuar dhe zgjedhja e komisionit ad hok për mbikqyrje të mediave janë dy aktivitet...

Regjistrimi i votuesve të kontestuar dhe zgjedhja e komisionit ad hok për mbikqyrje të mediave janë dy aktivitet që po rrjedhin pas ndryshimit dhe miratimit të ligjeve që buruan nga marrëveshja e 20 korrikut.
 
Për BDI-në, aktiviteti kryesor në kuadër të kësaj marrëveshje për momentin është regjistrimi i votuesve të kontestuar. 
 
Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, pjesëmarrës në bisedime, thotë se aktualisht nuk po ndodh asgjë, përveç regjistrimit të votuesve të kontestuar.
 
Ai njëkohësisht u bën thirrje të gjithë qytetarëve, posaçërisht atyre shqiptarë, që ndodhen në listën e votuesve të kontestuar që të paraqiten në zyrat e KShZ-së ose të aplikojnë në ueb faqen e KSHZ-së për t’u regjistruar në Regjistrin Zgjedhor.  
 
Ndërkaq, zëdhënsi i LSDM-së, deputeti Petar Shilegov thotë për TVM se përveç regjistrimit të votuesve të kontesruar po punohet në formimin e Komisionit Ad hok për mbikqyrje të mediave.
 
Kandidati i saj në Komisionin ad hok do të zgjidhet sot, pas takimit që do të mbahet me kandidatët në selinë e kësaj partie. Sipas Shilegov, vendimi, përkatësisht emri i kandidatit do të shpallet në orët e vona të natës së sontme ose diten e premte. 
 
Konformë marrëveshjes, katër anëtarët e komisionit ad hok, prej të cilëve sëpaku njëri duhet të jetë shqiptar, i zgjedhin katër partitë nënshkruese ë marrëveshjes, ndërkaq anëtarin e pestë do ta zgjedhin, me konsensus, katër anëtarët e zgjedhur nga partitë politike.   
 
Marrëveshja e 20 korrikut duhet të zbatohet deri më 31 gusht që më pas liderët e katër partive nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinës të konstatojnë zbatimin e plotë të saj dhe krijimin e kushteve për shpalljen e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare. 
 
Nëse vendoset që zgjedhjet të mbahen gjatë vitit 2016, atëherë konformë Marrëveshjes së Përzhinës, 100 ditë para mbajtes së zgjedhjeve duhet të zgjidhet qeveria kalimtare që do të organizojë ato.
 
SHPËTIM NUREDINI