Maqedoni

Për fatkeqësinë e djeshme të komunikacionit afër Udovës janë të dyshuar dy persona

04.08.2016 15:04

Prokuroria Themelore Publike - Gjevgjeli filloi procedurë kundër dy personave të dyshimtë për fatkeqësinë e djeshme të komunikacionit në afërsi të Udovës...

Prokurori kompetent, ka dërguar në Gjykatën Themelore në Gjevgjeli Propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej tetë ditësh për 46-vjeçarin D.S., shtetas i Serbisë, prëderisa për 60-vjeçarin Gj.V., shtetas i Maqedonisë, janë propozuar masa të tjera të kujdesit.
 
Siç kumtoi Prokuroria Publike e RM-së, dy të dyshuarit janë dëgjuar nga ana e prokurorit kompetent, ndërkaq me analizë të dëshmive duhet të konfirmohet përgjegjësia e saktë për shkaktimin e fatkeqësisë në komunikacion.
 
Fatkeqësia ndodhi dje në mëngjes në rrugën magjistrale Demir Kapi - Udovë, afër lokalitetit Sveta Petkë, kur u ndeshën automobili i tipit "audi A4" me targa gjermane, i drejtuar nga shtetasi serb D.S. (1970), autobusi i "Strumica ekspres", i drejtuar nga Gj.V. (1956) dhe automobili i tipit "fiat seiçento" me targa të Shkupit, i drejtuar nga N.P. (19975)./mia