Maqedoni

LSDM shpalos skandal tjetër, Ministria e Bujqësisë me software të paevidentuar

04.08.2016 15:26

Lidhja Social Demokrate ka dal sot me një skandal të ri për korrupsion në Minsitrinë e Bujqësisë...

Sipas tyre, bëhet fjalë për softwer prej 778.000 eurosh i cili nuk është rregjistruar në financat zyrtare. Sipas LSDM-së, ky softver nuk është për nevojat e qytearëve por për nevojat e të afërmëve dhe biznesevë të minsitrit të bujqësisë, Mihajl Cvetkov.
 
“Softweri prej 778.000 euro për nevoja e agjensionit për pagesë, nuk është evidentuar në kontabilitet. Këtë e ka zbuluar revizioni në raportin më të ri. Cila është arsyeja që 778.000 euro nuk kanë hyrë ne evidencat zyrtare financiare? Çka fshehin ministri Cvetkov dhe kolegët e tij në agjension?  A kjo është arsyeja që prej të gjitha atyre problemeve të mëdhaja në terren, duke filluar nga çmimi i ulët i blerjes së grurit e këndej, Cvetkov të kapet pikërisht për softverët?”, shprehet deputeti i LSDM-së, Lupço Nikollovski.
 
Nikollovski është përgjigjur edhe në pyetjet e gazetarëve rreth thirrjes publike  të kandidatëve për trupin për mbikqyrjen e mediave dhe për kryeredaktorin e RTVM- së, me ç’rast tha se janë paraqitur mbi 20 kandidatë, që pas afatit të paraparë që ishte dje, LSDM do të zhvillojmë komunikime dhe koordinime intensive me OJQ-të, shoqatat qytetare dhe shoqatat profesionale të gazetarëve për të rregulluar këtë çështje mediatike.
 
Sipas LSDM-së, në bazë të ligjit  dhe rregullativës ligjore, përmes këtij trupi do të krijojnë kushte për zgjedhje fer dhe demokratike, në pjesën që mbulohet nga mediat. 
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU