Maqedoni

KShZ, fushat mediatike kontrollo dhe paraqitu

04.08.2016 15:47

“Kontrollo dhe Paraqitu” është fushata e re mediatike e KSHZ-së me të cilën ftohen votuesit e dyshimt...

“Kontrollo dhe Paraqitu” është fushata e re mediatike e KSHZ-së me të cilën ftohen votuesit e dyshimt të paraqiten për të vërtetuar të drejtën e votes.
 
Deri më 19 gusht nëpëmrjet video dhe radio klipe dhe bilborde të ndryshme KSHZ do të mundoj t’i bind 39 mijë e 502 votues të dyshimt të dorzojnë kërkesat e tyre që të mund të rikthejnë vetën në listën e zgjedhësve.
 
Kontrollimi i të dhënave tashmë mund të bëhet edhe përmes linjës telefonike të KSHZ-së 076 381-719.
 
Deri tani në KSHZ janë paraqitur gjithësej 1.560 votues, prej të cilëve një pjesë e madhe 1.038 janë dorzuar nëpërmjet formës elektronike të KSHZ-së, ndërsa pjesa tjetër, 522 janë paraqitur drejtëpërsëdrejti në njësit rajonale të KSHZ-së.
 
Në web faqen e KSHZ-së prej sot janë shpallur  edhe arsyet e çdo votues të dyshimt të shpallur në këtë listë.                                                                                                            
“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve ta kontrollojnë listën prej 39 mijë 502 votues të kontestueshëm dhe në rast se ndodhen në të këtë listë, mënjëherë të dorzojnë kërkes për të mund të rithkejn të drejtën e tyre të votës. Në këtë drejtim KSHZ në web faqen e saj veçmë i shpallosi dhe arsyet e çdo votues të konstetueshëm të shpallur në këtë listë mbetet veç të gjithë  ata të shfrytëzojnë këtë drejtë”, shprehet Ljupka  Goguçevska nga KShZ.
 
Kryetari i KSHZ –së Aleksandar Çiçakovski, në brfing me gazetarët tha se te 21 mijë votues është konstatuar jo puthshmëri me adresën e banimit, ndërsa te rreth 18 mijë votues të tjerë prej 2009 deri më 2015 nuk kanë figuruar  fare te asnjë  regjistër tjetër përveç të MPB-së.
 
Çiçakovski bëri me dije se KSHZ i ka siguruar fotografitë e votuesve nga baza e MPB-së, ku në ciklin e ardhshëm zgjedhor është paraparë, përveç emri dhe mbiemri i një votuesi në regjistrin e votuesve të qendrojë edhe fotografia e votuesit, me qëllim që të parandalohen parregullësit eventuale gjatë procedurës së votimit.
 
Ai gjithashtu paralajmëroi se prej muajit shtator KSHZ do të merr udhëheqjen e regjistrit të votuesve ku për të njëjtën është përgatitur aplikacion i veçantë.
 
REXHEP QAMILI