Projektligji për demarkacionin në kuvend, opozita e vendosur ta kundërshtojë
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot ‘Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes....

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot ‘Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi dhe i është dorëzuar për ratifikim Kuvendit.
Njëheri kryeministri Isa Mustafa, ka përsëritur qëndrimin se me këtë amrrveshje Kosova nuk do të humb asnjë pëllëmbë tokë. Sipas Mustafës kauza e opozitës është e pa qëndrueshme.
“Mendoj se jo vetëm që ne duhet ta procedojmë këtë, por duhet edhe të punojmë me opinionin dhe t’i bindim qytetarët se një vendim i tillë është i drejtë dhe se kauza e opozitës lidhur me këtë është e paqëndrueshme, është artificialisht e krijuar. Nuk ka argumente që një çështje e tillë tani të kthehet ose që të pengohet, sepse na pengohen shumë procese të integrimeve evropiane dhe euroatlantike me këtë” – tha kryeminsitri i Kosovës, ISA MUSTAFA.
E minsitri i jashtëm Enver Hoxhaj duke argumentuar pse duhet ratifikuar marrveshja tha se me pajtimin e palëve marrëveshja mund të shkoj edhe në Arbitrazh ndërkombëtar.
“Nëse ka fakte të reja ligjore mund të ndryshohen dhe të plotësohen me pëlqimin e palëve . Dispozitat e kësaj marrëveshje mund të ndryshohen sipas procedurës së njëjtë, të paraparë për miratime. Me pajtimin e palëve për ndryshimin e dispozitave të marrëveshjes, mund të kërkohet edhe arbitrazh ndërkombëtar” – tha ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Por tri partite opozitare Vetëvendosje, AAK dhe Nisma vazhdojnë të kundërshtojnë demarkacionin, ndërsa kanë vlerësuar se dërgimi në Kuvend i projekt ligjit për ratifikimin e marrëveshjes do të mund të përshkallëzojë gjendjen në Kosovë.Albin Kurti nga Vetëvendosje tha se marrëveshja për demarkacion është marrëveshje e kapitullimit të Kosovës.
“Kur nuk ke kufi, s’ke territor, e kur ski territor ski shtet, e kur ski shtet nuk je qytetar e kur nuk je qytetar, je refugjat. Kjo marrëveshje e Thaçit dhe Hysenit me homologet e tyre malazez është marrëveshje e kapitullit” – tha Albin Kurti nga Vetëvendosje.
Menjëher pasi qeveria e miratoi projekt ligjin dhe të njëjtin e nisi për procedim në Kuvendin e Kosovës Lëvizja Vetëvendosje organizoi një protestë përpara Kuvendit, në kundërshtim të marrëveshjes dhe protesta përfundoi vetëm pasi u njoftua se projekt-ligji për demarkacionin nuk do të jetë në rend dite në seancën e sotme. (Gyltene Sinani, TVM2)
