Partizanin e presin kundërshtarë të frikshëm në shortin e Europa League
Partizani humbi 2-0 kundër Salzburgut në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë eliminator të Championsit...

Partizani humbi 2-0 kundër Salzburgut në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë eliminator të Championsit, por tashmë të kuqtë kanë edhe një shans të fundit për të marrë pjesë në fazën e grupeve tëEuropa Leagues.
Skuadra e drejtuar nga Adolfo Sromani ka siguruar pjesëmarrjen në ndeshjen ‘Play off’ të Europa Leagues, ndërsa shorti pritet të hidhet ditën nesër në orën 13:00 në Nyon të Zvicrës.
Në këtë short do marrin pjesë 29 skuadra që janë kualifikuar në raundin e tretë paraeleminator dhe 15 të tjera që janë eliminuar nga faza e tretë e eliminatoreve në Champions.
Për shkak të renditjes së ulët në UEFA, Partizani pritet të përballet me kundërshtar të fortë duke ditur që marrin pjesë skuadra si PAOK, Anderlecht, Olimpiakos, Fenerbaçe, Shakhtar Donjetc etj.
Ndeshja "Play off" e këtij turni të Europa Leagues do të luhet më 18 dhe 25 gusht.
