Botë

Ukraina sërish me tensione

07.04.2014 16:23

Aktivistët prorusë, që e kanë okupuar ndërtesën e administratës rajonale në qytetin ukrainaas të Donjeckut...

Aktivistët prorusë, që e kanë okupuar ndërtesën e administratës rajonale në qytetin ukrainaas të Donjeckut, kanë votuar për ta shpallur sovranitetin e të ashtuquajturës “Republikë Popullore të Donjeckut”.
 
Menjëherë pas kësaj, është kërkuar nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dërgimi i “kontigjentit të përkohshëm të paqeruajtësve”.
 
Nga ana tjetër, qeveria e Gjermanisë thotë se është “shumë e shqetësuar” për zhvillimet në pjesën lindore të Ukrainës, ku janë okupuar ndërtesat shtetërore nga ana e protestuesve prorusë, ka thënë sot një zëdhënës i qeverisë.