“Fortesa”, gjykata refuzoi ankesat e PSP-së

04.08.2016 18:30

Gjykata nuk do t’ua merr pasaportat tre të punësuarve në MPB...

Gjykata nuk do t’ua merr pasaportat tre të punësuarve në MPB të cilët prokuroria speciale i ngarkoi si bashkëpjesëmarrës në shkatërrimin ilegal të pajisjes së përgjimit në DSK.

Në lëndën e njëjtë, gjykata tanimë refuzoi t’ia merr pasaportën edhe ish ministres, Gordana Jankullovska duke e vlerësuar kërkesën sit ë pa bazë.

Masa e vetme në këtë lëndë është marrja e dokumentit të udhëtimit shefit të Drejtorisë së pestë Goran Grujevski, për të cilin Prokuroria Speciale ka kërkuar shqiptimin e masës paraburgim, ndërkohë Kryetari i GRUM, Stevçe Jakimovski që është pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE-në kërkon nga Gjykata Kushtetuese që të shpallë si antikushtetuese Prokurorinë Speciale.

Gjykata Kushtetuese nuk duhet të bëjë politika, por duhet të merr vendim të tillë siç e kërkon Kushtetuta, i cili është se Prokuroria speciale është në kundërshtim me Kushtetutën dhe në kundërshtim me Ligjin për gjykata.

Politika duhet t’i lihet politikanëve dhe juristëve ta lexojnë ligjin dhe Kushtetutën dhe të sillen në përputhje me Ligjin dhe Kushtetutën, ka deklaruar Jakimovski.