“Këngë Jeho 2016”, transmetim live prej nesër në TVM2sat
Nesër në sheshin qëndror të Strugës me fillim në ora 20:30, do të hapet për të 25-ën herë me radhë...

Nesër në sheshin qëndror të Strugës me fillim në ora 20:30, do të hapet për të 25-ën herë me radhë, festivali i këngëve dhe valleve shqipe “Këngë Jeho”.
Ky eveniment kulturor ndër më të vjetrit për shqiptarët e Maqedonisë do te mbahet me 5-6 dhe 7 gusht, edhe pse organizatoret thone se edhe këtë vit jane ndeshur me vështirësi të mëdha financiare.
Gjithsesi organizatoret kane punuar qe te mos e prishin traditen e festivalit qe mbahet ne periudhen kur Struga eshte mbushur me turiste dhe mergimtare te ardhur per pushime.
Per shkak te Lojrave olimpike per te cilat servisi publik ka ekskluzivitetin absolut ne Maqedoni, festivali “Kenge Jeho”, do te transmetohet drejtperdrejt ne te tre netet e tij ekskluzivisht ne TVM2sat, por te tre netet e tij do te keni mundesi ne ditet ne vazhdim ti ndiqni edhe ne TVM2.
