Botë
Hungari, Viktor Orban fiton zgjedhjet
07.04.2014 16:28
Kryeministri hungarez Viktor Orban, ka shpallur fitoren e tij në zgjedhjet e Hungarisë...

Kryeministri hungarez Viktor Orban, ka shpallur fitoren e tij në zgjedhjet e Hungarisë.
Teksa ka folur para mbështetësve të tij në kryeqytetin Budapest, Orban ka thënë se rezultati është konfirmim i politikave qeverisëse sipas të cilave do të krijohen vende pune, do të mbështeten familjet e do të ruhet sovraniteti kombëtar.
Koalicioni i drejtuar nga Orban ka marrë më shumë se dy të tretat e vendeve, sa është e nevojshme për të bërë ndryshimet e paralajmëruara kushtetuese.
