Botë

SHBA: Goditet “Cosa Nostra”, arrestohen 46 anëtarë

05.08.2016 09:20

Janë 46 persona të arrestuar nga FBI si anëtarë të grupeve mafioze...

Nga sa raportojnë mediat amerikane të arrestuarit janë pjesë e familjeve mafioze Genovese, Gambino, Luchese dhe Bonanno, pjesë e “Cosa Nostra”. 
 
Mediat amerikane shkruajnë se mes të arrestuarve është dhe ish-kreu i mafias në Filadefia, Josef Merlino, i cili së bashku me Eugene O'Nofri dhe Pasquale Parello dyshohet se janë supervizorët e këtij grupi. 
 
Sipas FBI-së, ky operacion është ekzekutuar pas disa vitesh hetime e ka përfshirë të gjithë territorin e brigjeve lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 
 
Të arrestuarit rrezikojnë deri në 20 vite burg.