Botë
Vdiq edhe një i plagosur në sulmin terrorist në Nicë
05.08.2016 09:32
Në spitalin në Nicë dje e ka humbur jetën edhe një burrë i plagosur në sulmin terrorist në Nicë prej para tre javësh...

Në spitalin në Nicë dje e ka humbur jetën edhe një burrë i plagosur në sulmin terrorist në Nicë prej para tre javësh, kur një islamik radikal me kamion hyri në turmën e njerëzve që e festonin Ditën e rënies së Bastijës, me çka numri i viktimave u rrit në 85.
Sipas raporteve mjekësore, emri i viktimës është Pjer Aterman. Bashkëshortja e tij Franaoaz dhe djali e humbën jetën gjatë sulmit, ndërsa vajza e tij ende gjendet në spital.
Sulmin në Nicë më 14 korrik e kreu Mohamemd Bulel, shtetas i Tunisit, i cili me kamion hyri në turmën e njerëzve dhe pastaj u vra nga policia. Përgjegjësinë për sulmin e mori SHI-ja./mia
