Botë

Qëllohet me antitank Kuvendi i Kosovës

05.08.2016 09:50

Godina e Kuvendit të Kosovës është sulmuar me predha antitank. Siç raporton RTK, dy shpërthime të fuqishme njëra pas tjetrës u dëgjuan rreth orës 23:00...

Policia që shkoi në vendngjarje rrethoi zonën. Por përveç forcave policore, zjarrfikëset dhe ambulancat në vendin e ngjarjes shkuan edhe forca të KFOR.
 
Fatmirësisht nuk raportohet për ndonjë të lënduar gjatë këtij sulmi.
 
Pak metra me tutje afër nënstacionit të energjisë elektrike u gjet një motoçikletë që po digjej.
 
Policia dyshon se ajo është motoçikleta që lëvizën atentatorët.
 
Policia ka bllokuar të gjitha rrugët e Prishtinës dhe ka filluar të kontrollojë qytetarët. Ende nuk dihet qarte se cilat mund të jenë motivet e këtij sulmi mbi ndërtesën e Parlamentit të Kosovës./Top Channel