Maqedoni
Katërmbëdhjetë aksidente në Shkup në 24 orët e fundit
05.08.2016 10:39
Gjatë ditës së kaluar në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur 14 aksidente trafiku në të cilët policia ka kryer ekspertizë...

Në aksidentet 16 persona kanë marrë lëndime me pasojë lëndime trupore, lëndime të rënda trupore ka marrë një person, ndërsa një aksident është me dëme materiale. Dy aksidente janë me kryerës të panjohur.
Gjatë ditës së kaluar nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar një numër më i madh i kundërvajtjeve.
Një shofer është shkyçur për shkak të drejtimit të automjetit nën ndikim të alkoolit, 24 shoferë me automjetet kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa lejohet, nëntë persona kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, ndërsa një shofer ka kaluar në dritë të kuqe të semaforëve.
Kundërvajtje kanë bërë dhe tre këmbësorë, ndërsa është zbuluar edhe një shofer i cili gjatë drejtimit të biçikletës me motor, moped dhe motoçikletë nuk ka mbajtur helmetë mbrojtëse./mia
