Botë

Popullariteti i Merkelit ka rënë pas sulmeve në Gjermani

05.08.2016 11:23

Kancelarja gjermane Angela Merkel jashtëzakonsiht e humbi popullaritetin, kryesisht për shkak të politikës së saj për refugjatët...

Kancelarja gjermane Angela Merkel jashtëzakonsiht e humbi popullaritetin, kryesisht për shkak të politikës së saj për refugjatët, tregoi anketa e cila u realizua pas sulmeve në Gjermani.
 
Anketa e televizionit "ARD" tregoi se 47 për qind e të anketuarve kanë shprehur kënaqësi për punën e Merkelit, që është madje 12 për qind më pak në krahasim me mbështetjen të cilën kancelarja e kishte në korrik.
 
Ky është rezultati i dytë më i keq i Merkelit, pasi në vitin 2013 sërish është zgjedhur në funksionin kancelare e shtetit, ndërsa rezultat më i keq është shënuar në shkurt të këtij viti, kur vetëm 46 për qind e të anketuarve kanë shprehu kënaqësi nga Merkeli.
 
Në anketën më të re, vetëm 34 për qind e të anketuarve janë prononcuar se janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me politikën qeveritare të "dyerve të hapura" për refugjatët.
 
Kjo është përqindja më e vogël prej që është në pyetje mbështetja për politikën e emigrantëve, e cila në dhjetor u imponua në anketën mujore të televizionit "ARD".
 
Madje 65 për qind e të anketuarve kanë shprehur kënaqësi nga politika emigruese.
 
Nga ana tjetër, popullariteti i kryeministrit konservativ të Bavarisë dhe kritiku i ashpër i politikës së refugjatëve i Qeverisë në Berlin, Horst Zehofera, u rrit madje për 11 për qind në 44 për qind./mia