Maqedoni

Tetovë, posta e Maqedonisë hap njësinë e 28-të postare

05.08.2016 12:51

Në Tetovë u hap sot njësia e 28 postare, në kuadër të drejtorisë së postës së Maqedonisë...

Kjo njësi, do t’ju mundësoj qytetarëve të Tetovës të kryejnë shërbimet më shpejtë dhe më afër.
 
Për momentin në postën e Tetovës ka gjithsej 150 të punësuar, prej të cilëve 55 janë postjerë.  
 
Tetova dallohet nga qytet tjera, pasi interesimi për shërbimet postare  dhe shërbimet e qarkullimit pagesor në këtë qytet, është më i lartë krahasuar me qytetet e tjera.
 
“Njësi postare është e 28-ta në numër që do të funksionojë në kuadër të qendrës postare në Tetovë, ndërsa në nivel të shteti kemi gjithsej 335 njësi postare, ajo që kemi qëllim si menaxhment i udhëheqësin kemi që në vazhdimësi të jemi më afër qytetarëve, afër shfrytëzueseve tan me të vetmin qëllim që t’u lehtësojmë mundësin për shfrytëzimin e shërbimeve tona”, shprehet drejtori i postave të Maqedonisë, Fadis Rexhepi.
 
Kryetarja e Tetovës Teuta Arifi tha se njësia e re postare do të lehtësojë kryerjen e shërbimeve për banorët e Tetovës.
 
“Tetova ka nevojë për shumë shërbime, dhe  në të njëjtën kohë një qytet i madh me shumë banorë kështu që sa më tepër hapësira në të cilat shërbimet mund të kryhen shkurt e shpejtë dhe në interes  të qytetarëve për ne është një ndihmesë e madhe si qytet dhe si komunë”, shprehet kryetarja e komunsës së Tetovës Teuta Arifi.
 
Për pos hapjeve të reja të njësive postare, drejtori gjeneral i Postave të Maqedonisë Fadis Rexhepi, ka theksuar se tani më Posta e Maqedonisë po i bënë përgatitjet e fundit në konkursin për punësimin e 135 personave, prej  të cilëve 33 me shkollim të lartë dhe 102 me shkollim të mesëm, konkurs ky që  do të shtrihet në gjithë territorin e Maqedonisë.
 
VISAR SADIKI