Maqedoni

Zv/ kryeministri Ademi pret ambasadorin spanjoll Karanza

05.08.2016 13:55

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, sot realizoi takim me Ramon Abaroa Karanza, ambasador i Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë...

Në takim u diskutua gjendja aktuale në procesin euro¬integrues të vendit, zhvillimi i ngjarjeve politike në këtë kontekst, dhe perspektivat deri në fund të vitit.

Zëvendëskryeministri Ademi potencoi se përreth gjendjeve momentale, në fokus gjithashtu mbeten realizimi i plotë dhe konsekuent i Marrëveshjes së Shkupit dhe marrëveshja e fundit mes katër partive politike, implementimi i marrëveshjes kornizë të Ohrit dhe implementimi i mëtejmë i Reformave Urgjente Prioritare. 
 
Ademi gjithashtu theksoi se nga Spanja si mik i rajonit dhe i Maqedonisë presim, të vazhdojë me mbështetjen në procesin euroatlantik.
 
Ai gjithashtu potencoi se në marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve ka edhe me shumë hapësirë për avancim, në fushat e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar, por po ashtu edhe në sektorët e tjerë, me mundësi për bashkëpunim më të ngushtë ndërinstitucional me projekte të përbashkëta.