Maqedoni

Personat me nevoja të posaçme, O.H “Selam” dhuron 200 karroca për invalidë

05.08.2016 13:32

Organizata humanitare “Selam” nga Gjermania, në bashkëpunim me organizatën humanitare “Kalliri i Mirësisë”...

Organizata humanitare “Selam” nga Gjermania, në bashkëpunim me organizatën humanitare “Kalliri i Mirësisë”, kanë dhuruar rreth 200 karoca invalidore për personat me nevoja të vecanta në Shkup.
 
Nga këto dy organizata theksojnë se me këtë donacion, do tu’a lehtësojnë lëvizjen e përditshme invalidëve. 
 
“Ne jemi duke realizuar nje aksion për së dyti herë dhe shpresoj që një bashkëpunim i tillë i shkëlqyeshëm me organizatën “Selam” të vazhdojë edhe më tutje, vetëm e vetëm për një qëllim,  që personave me nevojat e tilla dhe me probleme të ju ofrojmë një lehtësim që edhe ata të ndjehen më të lehtë në jetën e tyre”, shprehet Rufat Sherifi nga O.H. “Kalliri i Mirësisë“.
 
“Bëj apel tek secili njeri që të ua lehtësoj jetën personave me nevoja të vecanta edhe shkollat, rrugët dhe krejt institucionet, të pajisen ashtu që personat me nevoja të vecanta, të munden të marrin pjesë në jetën e përditshme dhe në shoqëri se ata janë pjesë e shoqrisë e jo barrë e shoqërisë”, shprehet kryetari i shoqatës humanitare “Selam”, Idriz Aliu. 
Ne mesin e këtyre personave kishte të tillë që për herë të parë morën karoca elektrike.
 
“Ështe hera e parë që marr karrocë të tillë për invalidë. Kjo mua do të më shërbej që mos të ri i mbyllur në shtëpi 24 orë, do të dal nëpër rrugë do të takohem me shokët,  me një fjal është një mjet që do të ju ndihmon invalidëve". 
 
"Shpresoj që kjo të jetë më praktike dhe më komode". 
 
Aksioni në ditët në vijim do të vazhdoj në Tetovë dhe Kërcovë. Gjithashtu nga organizata “Selam” kanë siguruar mjete për invalidët edhe për disa institucione shëndetësore.  
 
REJHANE BUSHI-METAJ