Maqedoni

Prokuroria speciale: Nuk kërkojmë trajtim special, por të drejtë

05.08.2016 14:03

Prokuroria speciale ankohet për qasje selective të gjykatës në lidhje me të gjitha lëndët e ngritura nga kjo prokurori...

Zëdhënësja e  PSP-së Lence Ristoska, thotë se kjo vërehet me mos pranimin e kërkesave të PSP-së  për paraburgim ose masave të kujdesit

“Po bëhet një diskriminim pozitiv ndaj lëndëve tona, ndaj personave ndaj të cilëve ne kemi dyshime. Dhe kur ekzistojnë arsye të dukshme për masën e kujdesit, kjo gjë nuk ndërmerret. Në lëndë më banale përcaktohen masat e kujdesit, ndërsa për tonat, të cilat janë serioze dhe me  dëshmi, nuk ndërrmeret asgjë.  Por, I  takon  organeve kompetente, Këshillit Gjyqësor, që ta shohin këtë gjë dhe të reagojnë. Ne bëjmë në mënyrë profesionale punën tonë. Ne nuk kërkojmë trajtim  special, por vetëm një përgjigje profesionale të organeve gjyqësore ndaj lëndëve tona. Ne nuk zhgënjehemi nga veprimet e tilla të gjykatës. Përgjegjësia për këtë gjë është te pala tjetër. Përgjegjësia e jonë është që t`i përgjigjemi detyrës së dhënë”, thekson Ristoska.
 
Sipas saj, edhe përkundër pohimeve të gjykatës se të dyshuarit e PSP-së nuk rrezikojnë të lëshojnë vendin, një person, për të cilin nuk janë pranuar masat e kërkuara për kujdes, ka fituar një vend  punë jashtë vendit.
 
Dhe prej atje, do të jetë shumë e vështirë që I njejti  të ftohet që të marre pjesë në procesin eventual gjyqësor theksojnë nga PSP.
 
Specialja po vazhdon me kompletimin e lëndëve të  hapura, po formohen lëndë  të reja, dhe po vazhdohet edhe me dëgjimin e incizimeve nga bisedat e përgjuara.
 
Lajm i mirë është se nga 15 shtatori PSP përfundimisht do të punoje në hapësirat e reja, ku kushtet për punë janë më të mira nga këto të tanishme dhe ku përfundimisht do të instalohet softueri special që do të mundësoje ndjekjen më të lehtë të transaksioneve bankare në Maqedoni dhe jashtë vendit, thonë nga PSP.
 
FETIJE QAILI