Maqedoni

Akreditohen 8.325 vëzhgues vendor dhe 326 të huaj

07.04.2014 16:33

Zgjedhjet presidenciale dhe ato të parakohshme parlamentare do të ndiqen nga gjithsej 8.325 vëzhgues vendas dhe 326 të huaj të asistuar nga 222 përkthyes...

Zgjedhjet presidenciale dhe ato të parakohshme parlamentare do të ndiqen nga gjithsej 8.325 vëzhgues vendas dhe 326 të huaj të asistuar nga 222 përkthyes.
 
Sipas të dhënave që publikon Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, janë akredituar 1.790 vëzhgues të Asociacionit MOST, 4.970 vëzhgues të Shoqatës SINERGJI, 1.500 vëzhgues të Shoqatës “Lëvizja VEPRO”, 50 vëzhgues të Qendrës për Liri CIVIL dhe të tjerë.
 
Nga vëzhguesit e huaj, misioni i OSBE/ODIHR-it  ka të akredituar 41 vëzhgues, vetëm OSBE 91 vëzhgues, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës 21 vëzhgues, BE 27 vëzhgues, Ambasada e SHBA-së 27 vëzhgues, ajo e Suedisë 13, e Italisë 12, e Francës 8 dhe nga 1 deri 3 vëzhgues nga shumë ambasada të tjera në vend.