Shenjtërimi i Nënës Terezë: Ivanov kryeson delegacionin e Maqedonisë
Presidenti Gjorge Ivanov do ta kryesojë delegacionin shtetëror-kishtar të Maqedonisë më 4 shtator në Romë...

Presidenti Gjorge Ivanov do ta kryesojë delegacionin shtetëror-kishtar të Maqedonisë më 4 shtator në Romë, në aktin solemn të shpalljes së Nënës Terezë për Shenjtore.
Kabineti i Presidentit informoi se në solemnitet, do të marrin pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki dhe ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska, delegacione të Kishës katolike në Republikën e Maqedonisë dhe Kishës Ortodokse të Maqedonisë - Kryepeshkopata e Ohrit, kryetari i Qytetit të Shkupit, si dhe një anëtar i familjes së Nënës Terezë.
Në këtë solemnitet janë ftuar edhe liderët e katër partive më të mëdha politike. Pjesëmarrjen e tyre në manifestimin në Romë e kanë konfirmuar Gruevski, Zaev dhe Ahmeti.
Në kanonizimin e Nënës Terezë pritet pjesëmarrja e shumë besimtarëve dhe mysafirë të lartë nga e gjithë bota.
Si vende të prejardhjes së saj, lindjes dhe misionit, Republika e Maqedonisë, së bashku me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Indisë do të kenë vend të posaçëm në këtë solemnitet.
Nëna Terezë ishte fituese e Çmimit Nobel për paqe. Ceremonia e beatifikimit të Nënës Terezë, e cila ishte një hap drejt shpalljes së saj për Shenjëtore u mbajt në sheshin Shën Pjetri në Romë në vitin 2013, në të cilën morën pjesë mbi 300 mijë besimtarë.
Me shërbimin solemn udhëhiqte kryetari i atëhershëm i Kishës katolike, papa Gjon Pali i Dytë, ndërsa në ceremoninë mori pjesë edhe delegacioni i numërt i Maqedonisë, i kryesuar nga presidenti I ndjerë, Boris Trajkovski.
